29/03/2024
9.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Këshilli i Sigurisë nesër do të vendosë për vazhdimin e gjendjes së jashtëzakonshme

Në Kabinetin e Presidentit “Vila Vodno” nesër me fillim prej orës 13:30 do të mbahet mbledhje e Këshillit të Sigurisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Në mbledhje, krahas anëtarëve të përhershëm të Këshillit, me ftesë të Stevo Pendarovskit, do të marrë pjesë edhe mjeku Zharko Karaxhovski nga Komisioni për Sëmundje Ngjitëse.

Pas përfundimit të mbledhjes, informojnë nga pres-shërbimi i kabinetit të presidentit, Pendarovski do të japë deklaratë për publikun, e cila do të transmetohet në kanalin e shefit të shtetit në Jutjub.

Në përputhje me rekomandimet për mbrojtje nga KOVID-19, theksohet në kumtesë, deklaratën Pendarovski do ta japë në vend të hapur në platonë para “Vilës Vodno”.

Pritet që në mbledhje të debatohet për vazhdimin eventual të gjendjes së jashtëzakonshme, në bazë të propozimit të Qeverisë, e cila qëndrimin e saj e precizoi në mbledhjen që u mbajt dje pasdite.

Ministri Venko Filipçe paralajmëroi se do të kërkohet vazhdimi i gjendjes së jashtëzakonshme, por nuk precizoi se a do të kërkohen 30 ditë, ose më pak.

Gjendjen e jashtëzakonshme të cilën e shpalli presidenti Stevo Pendarovski më 16 prill skadon të shtunën. Gjendje e jashtëzakonshme për shkak të virusit korona, fillimisht ishte shpallur më 18 mars, pas çka ishte sjellë edhe një vendim për 30 ditë të reja.

Dy vendimet e presidentit Pendarovski për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme mbeten të pakonfirmuara nga Kuvendi, për shkak se ai ishte shpërndarë. fc/

Të fundit