25/04/2024
6.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Këshilltari i Naqe Çulevit infektohet me coronavirus

Një këshilltar nga kabineti i ministrit teknik për Punë të Brendshme Naqe Çulev, është infektuar me coronavirus.

Ai testin e ka bërë para katër ditëve, ndërsa nga MPB thonë se nuk është infektuar derisa e ka kryer punën e tij.

“Për herë të fundit ka qenë në punë më 2 qershor, ndërsa testin e ka bërë më 6 qershor, kur edhe është konfirmuar se është pozitiv. Takimin e fundit ministri me të e ka pasur më 24.05.2020. Deri tani asnjë person tjetër nga kabineti i ministrit nuk është në izolim. Gjithashtu, MPB është duke i ndërmarrë të gjitha veprimet për të mbrojtur të punësuarit në ministri”, thonë nga MPB./Telegrafi/

Të fundit