23/04/2024
7.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Këshilltari i Pacollit e pyet këshilltarin e Kurtit a e njeh pavarësinë e Kosovës

Këshilltari i kreut të AKR’së, Behgjet Pacollit, Naim Murseli i ka drejtuar disa pyetje këshilltarit më të ri të emëruar në zyrën e kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurtit, Cvetko Velkjovic.

Murseli e ka pyetur Veljkovic se a duhet që të kërkojë Serbia falje për gjenocidin në Kosovë si dhe a e njeh pavarësinë e Kosovës.

“Mos fshij komente, por përgjigju si këshilltar i kryeministrit që jeni”, ka shkruar Murseli.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar dje si këshilltar të tij dhe udhëheqës të Zyrës për Çështje të Komuniteteve, Cvetko Veljkovic. Për të nuk u dhanë shumë detaje, përveç se u tha se është ekonomist me profesion dhe vjen nga Shtërpca. Megjithatë, më vonë u pa se ndër vite ai kishte bërë jo rrallë thirrje nacionaliste kundër shqiptarëve.

Të fundit