20/04/2024
2.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Këtë fundjavë do të vazhdojë periudha e motit të paqëndrueshëm me reshje të kohëpaskohshme të shiut

Gjatë fundjavës do të vazhdojë periudha e motit me vranësira të ndryshueshme me reshje të kohëpaskohshme lokale të shiut dhe temperatura nën mesatare ditore për këtë periudhë të vitit. Në orët e pasdites në disa vende do të jetë jostabil me shi të rrëmbyeshëm dhe paraqitje të bubullimave. Më shumë reshje do të ketë të dielën, paralajmërojnë nga Drejtoria për punë Hidrometorologjike (DPHM) .

Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme me periudha të diellit. Pasdite do të ketë reshje lokale të shiut. Do të fryjë erë e moderuar, përgjatë Vardair herë pas here më e përforcuar nga drejtimi nga veriperëndimi. Temperatura maksimale do të jetë në intervalin prej 16-24 gradë.

Në Shkup do të jetë me vranësira të ndryshueshme me periudha të diellit, pasdite me kushte për reshje shiu të shkurtër. Do të fryjë erë e moderuar nga drejtimi veriperëndimor. ls/ab/

Të fundit