24/05/2022
17.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Këtë javë largohen rrënojat e spitalit modular në Tetovë (video)

Tetë muaj pas tragjedisë në Spitalin Modular në Tetovë, ku humbën jetën 14 persona, rrënojat e objektit të djegur ende janë në atë vend. Ministri I Shëndetësisë Bekim Sali, për Televizionin Koha thotë se ka pritur vendim nga institucionet për largimin e rrënojave dhe premtime ka marrë, por nuk ka patur dokument të shkruar.Megjithatë, Ministri Sali, ka thënë se vet do të marrë përgjegjësinë dhe barrën dhe do të jep urdhër që të largohet objekti.

Spitali Klinik i Tetovës respektivisht qendra emergjente dhe e diagnostifikimit pritet që shumë shpeht të furnizohet me pajisje dhe aparaturë të re .Këtë e ka bërë të ditur Ministri i Shëndetësisë bekim Sali, në emisionin Polemikë në Televizoninin Koha. “Brenda katër ose pesë muaj presim furnizim të plotë të Spitalit Klinik të Tetovës, për të përforcuar qendrën e kardiologjisë, e cila po punon me shumë sukses dhe mjekëve u uroj shumë shëndet që të vazhdojnë në këtë drejtim mepërkusgymin e tyre dhe të mos e humbin vullnetin.

Një nga qëllimet e mia është që të arrijë të zvogëlojë numrin e pacientëve që edhe për shëbrime më të vogla vijnë në Shkup dhe nuk drejtohen në qendrat spitalore klinike ku jetojnë.Tetova të ofrojë shërbime mjekësore terciale, dhe ka patur një ngecje mes bashkëpunimit të universiteteve me spitalin dhe shpresoj se këta ngecje do të tejkalohen dhe mundohem që të jem urë lidhëse mes dy institucioneve, një arsimor dhe tejtra shëndetësorë.Qendra emergjente dhe diagnostike është ndërtuar në vitjn 2010 dhe kanë funksionuar vetëm dy reparte. Ka aparaturë të vjetëruar dhe mund të paralajmëroj se shumë shpejt do të furnizohet me pajisje dhe do të jetë funksionale”, tha Ministri Sali.   Ai tha ky investim pritet që të përmiërsojë shërbime mjekësore për qytetarët e Tetovës.Sipas tij, pritet që në të ardhmen të trajtohen edhe pacientët me kancer./Televizionin Koha/

Të fundit