29/03/2024
9.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Këtë javë temperaturat mbi 40 gradë

Mot i nxehtë me temperatura mbi mesataren të cilat do të mbërrijnë edhe deri 41 gradë, priten prej nesër në ditët në vijim, ndërsa për sot pasdite ka paralajmërim për shi të rrëmbyeshëm me bubullima dhe erë të përforcuar.

Nga DPHM-ja informojnë se prej nesër në ditët në vijim nën ndikim të masës së nxehtë të ajrit nga jugu moti do të jetë shumë i nxehtë me temperatura mbi maksimalen për këtë periudhë të vitit. Temperatura në disa vende do të jetë mbi 35 gradë.

Më nxehtë do të jetë të enjten dhe të premten kur temperatura vende-vende do të tejkalojë 40 gradë dhe do të aktivizohet niveli i portokalltë, ndërsa në disa vende edhe niveli i kuq për rrezik nga temperatura e larta.

Nesër temperatura do të lëvizë prej 32 deri 40 gradë, të enjten dhe të premten prej 34 deri 41 gradë, të shtunën prej 33 deri 40 gradë dhe të dielën prej 32 deri 39.

Të fundit