19/04/2024
5.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Këtë vit, Shkupi shënon 58 vjetorin nga tërmeti katastrofal

Shkupi këtë vit me më shumë aktivitete dhe manifestime do të shënojë 58 vjetorin nga tërmeti katastrofal i vitit 1963. Më 26 korrik qyteti u zgjua nën gërmadha nën të cilat 1070 njerëz humbën jetën dhe 3000 të tjerë u plagosën, shkruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

“Tradicionalisht, të hënën (26 korrik 2021) në orën 10 të mëngjesit para Monumentit për viktimat e tërmetit katastrofik te varrezat e qytetit në Butel, delegacionet zyrtare dhe përfaqësuesit e institucioneve do të vendosin lule. Organizata komunale e Kryqit të Kuq nga Kisela Voda në bashkëpunim me Institutin e Transfuziologjisë të hënën (26 korrik 2021) organizojnë fushatën tradicionale të dhurimit të gjakut. Aksioni fillon në orën 9 të mëngjesit dhe do të zgjasë deri në orën 5 pasdite, në qendrën ditore për dhurimin e gjakut në shtëpinë e organizimeve humanitare “Dare Xhambaz”, informojnë nga Qyteti i Shkupit.

Tradicionalisht, me rastin e përvjetorit të tërmetit, Qyteti i Shkupit dhe institucionet kulturore publike do të organizojnë ngjarje të shumta.

Në Muzeun e Qytetit të Shkupit të hënën në orën 19, Organizata e Grave të Qytetit të Shkupit do të mbaj lexim poezie , kuse ora 20:00 do të hapet ekspozita “Kolazhi i një Qyteti të Shkatërruar” .

Në orën 9 do të mbahet”Aventura e Shkupit ” – Shëtitje edukative e fëmijëve nëpër të kaluarën e Shkupit, ku pika e fillimit do të jetë kulla Feudale në Sallën e Ushtrisë.

Në orën 19 do të bëhet hapja zyrtare e Kej 13 Nëntori ,e cila do të pasohet nga një performancë nga orkestra Wind City dhe një ekspozitë në ambient të hapur “Sinjalet në zonën qendrore të Shkupit”.

Si pjesë e verës së Shkupit, te Opera dhe Baleti Kombëtar në ora 20:00 do të mbahet shfaqja e baletit “Çdo Mars në Vallëzim”.

Programi më 26 korrik do të kompletohet me ngjarjen qendrore në orën 21 në Parkun e Qytetit, ku do të mbahet një koncert i Filarmonisë së RMV-së dhe “Arkangel”, me titull “Filarmonia dhe Arkangjeli për Shkupin”.

Në tërmetin e vitit 1963, më shumë se 200,000 njerëz mbetën të pastrehë. Rreth 80 përqind e qytetit u shkatërrua.

Të fundit