19/04/2024
4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Këto janë kandidatët për deputetë të Lëvizjes BESA?!

Lëvizja BESA në kuadër të takimeve me degët partiake ka kërkuar propozime lidhur me kandidaturat për deputetë për zgjedhjet e 12 prillit.

Sipas burimeve partiake, ende po vijon propozimi i kandidaturave dhe shqyrtimi i disa prej tyre. Por në njësinë e gjashtë zgjedhore tashmë është e qartë se garës do t’i prijë kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami që do të jetë bartës i listës së përbashkët me koalicionin me LSDM.

Pas tij në pozitën e tretë në listën për deputetë do të radhitet profesori universitar Fadil Zendeli, deputeti i deritanishëm aktiv i kësaj partie. Në pozitat e tjera nuk dihet se kush do të jenë deputetët, por ndër emrat përmendet deputetja e deritanishme Teuta Bilalli. Në njësitë e tjera ende nuk dihet se kush do të jenë kandidatët e Lëvizjes BESA./MEDIAL.MK

Të fundit