06/12/2022
7.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

Kievi pranon dorëzimin e ushtarëve të tyre në Mariupol

Qyteti i Mariupolit pritet që të bjerë përfundimisht në duart e forcave ruse, dhe për këtë po binden edhe vetë forcat ukrainase. Dje, Ministria e Brendshme e Moskës njoftoi për dorëzimin e më shumë se 1 mijë forcave ukrainase të Brigadës së 36-të marinës, ndoshta dorëzimi i parë masiv i një njësie ukrainase në duart ruse.

Kievi ditën e djeshme përgënjeshtroi lajmin, duke u përgjigjur shkurtimisht që në Mariupol luftimet vijojnë të ashpra, por sot filluan të qarkullojnë pamje të ushtarëve të kapur rob, që detyruan Kievin për një pranim të situatës aty, edhe pse me dimension të ndryshëm nga ajo e shpërndarë nga okupatorët.

Këshilltari kryesor i presidentit Volodymyr Zelenski, Oleksiy Arestovych, deklaroi se “më duhet të them që një pjesë e Brigadës së 36-të është marrë rob nga rusët në Mariupol. Por nuk bëhet fjalë për një mijë persona, janë shumë më pak”.

Sipas këshilltarit të kryebashkiakut të këtij qyteti, rusët synojnë të organizojnë një paradë në Mariupol më 9 maj, nëse fushata e tyre ushtarake do të ketë sukses. Siç thuhet, trupat janë urdhëruar të pastrojnë distriktin qendror të qytetit nga kufomat dhe mbeturinat për të mundësuar zhvillimin e paradës së fitores. Autoritetet atje vlerësojnë se rreth 21 mijë civilë mund të jenë vrarë në qytetin strategjik, i vënë në shënjestër të bombardimeve që prej nisjes së ofensivës ruse.

Të fundit