28/03/2024
11.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Kikilias: Greqia do të marrë rreth tre milionë doza të vaksinës së koronavirusit, pjesa e parë në fund të dhjetorit

Në fund të dhjetorit Greqia do ta marrë pjesën e parë të 700.000 dozave të vaksinës së koronavirusit, ndërsa në kuadër të marrëveshjes së Komisionit Evropian, ajo gradualisht do të sigurojë rreth tre milionë doza, thotë Ministri grek i Shëndetësisë Vassilis Kikilias në një intervistë për televizionin grek “Skaj”, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Kikilias sqaroi se “disa ditë më parë, kryetari i Komisionit Evropian përmes Tuiterit e kumtoi marrëveshjen me “Astra Zeneka” për 400 milionë doza të vaksinës nga Kembrixhi e cila tashmë është në fazën e tretë, ndërsa faza e katërt pritet të përfundojë në nëntor dhe ta marrë licencën.

“Nëse gjithçka është në rregull, Greqia do ta ketë pjesën e parë të dozave në fund të vitit. Dhe do ta marrë në fund të dhjetorit, në fund të janarit, shkurt, mars, prill, maj dhe qershor. Në shtatë dërgesa graduale do ta marrë pjesën e duhur të vaksinës, për të cilën Komisioni Evropian tashmë është pajtuar. Do të fillojmë me rreth 700.000 doza në dhjetor, me vaksinimin e grupeve të cenueshme, dhe më pas tërë popullsinë”, tha Ministri grek i Shëndetësisë, duke sqaruar se shuma totale që do të marrë Greqia është rreth tre milionë doza të vaksinës konkrete. ls/shk/

Të fundit