19/03/2024
5.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

Kina dhuron donacion prej 2.3 milionë denarë për pajisje mjeksore

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe sot pranoi dy donacione, një prej 2.313.000 denarë për pajisje mjekësore nga Ambasada e Republikës Popullore të Kinës dhe një prej 100 mijë dollarë për luftë kundër Covid-19 nga Shoqata e Kryqit të Kuq të Kinës. Filipçe paralajmëroi se deri në fund të muajit do të mbërrijnë edhe një sasi më e madhe e vaksinave Kovaks.

“Të përmend edhe për donacionin nga Armata 100.000 vaksina “Sinofarm” të cilat tashmë janë shpërndarë në pajtim me nevojat dhe paraqitjen e qytetarëve tanë. Në periudhën që vijon, në fund të muajit do të arrijnë edhe sasia më e madhe e vaksinave “Sinovak” dhe me këtë numri i përgjithshëm i qytetarëve të cilët do të marrin vaksina nga prodhuesit “Sinofarm” dhe “Sinovak” do të jetë 400.000, një përqindje serioze nga popullsia e përgjithshme do të imunizohet me këto vaksina, ndërsa kjo është e rëndësishme për arritjen imunitetit kolektiv”, tha sot në konferencë për shtyp ministri Filipçe.

Ai i shprehu falënderim ambasadorit Xhang Zuo dhe popullit të Republikës Popullore të Kinës, të cilët, siç tha, janë mbështetësit tanë më të mëdhenj në pjesën e menaxhimit me krizën e kovidit.

“Që vitin e kaluar dhe gjatë këtij viti fillimisht me ndihmë prej 30 mijë dollarë, më pas 100 mijë dollarë destinuar për furnizim të ilaçit Favipiravir, dhe tani kjo ndihma e fundit shumë e rëndësishme të pajisjeve mjekësore e cila është përdorë që të rivendosen reparte të ndryshme këtu në Qendrën Klinike në qendrat për Covid, pajisje pa të cilën nuk do të mund të trajtoheshin këta pacientë, për këtë dua të shpreh falënderim të madh”, deklaroi Filipçe.

Të fundit