20/04/2024
2.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Kina e hodhi poshtë kërkesën e Pompeos për qasje deri tek laboratorët

Kina e hodhi poshtë thirrjen e sekretarit të Shtetit të SHBA-së Majk Pompeo për të lejuar inspektorët ndërkombëtarë për qasje në laboratorë, për t’u siguruar që patogjenët e rrezikshëm mikroorganizma, siç është koronavirusi, nuk janë liruar rastësisht, njoftoi Foks Njuz.

SHBA-ja po hulumton nëse virusi u lirua rastësisht nga laboratori në qytetin kinez Vuhan.

“Çdo person objektiv do të shohë që disa politikanë amerikanë kanë promovuar gënjeshtra që diskreditojnë përpjekjet e Kinës për të luftuar pandeminë, kanë hutojë njerëzit dhe të largohet nga fakti që ata nuk kanë përmbushur përgjegjësitë e tyre në luftën kundër epidemisë”, deklaroi zëdhënësi i Ministrisë kineze të Punëve të Jashtme, Geng Shuang .

Paraprakisht, sekretari i Shtetit, Majk Pompeo bëri thirrje për kryerjen e inspektimit në Institutin e virologjisë në Vuhan dhe laboratorët tjerë, që, sipas Foks Njuz, e analizuan koronavirusin dhe patogjenët tjerë.

Pompeo pohon se ekzistojnë laboratorë në Kinë që “bëjnë gjëra të tilla”. bs/bsh/

Të fundit