Për momentin në Kinë prodhohen 116 milionë maska mjekësore dhe maska të tjera në ditë. Për një muaj, prodhimi është rritur për 12 herë, bëri të ditur sot Komisioni Shtetëror për zhvillim dhe reforma.
Për shkak të përhapjes së sëmundjes nga koronavirusi i ri, mbajtja e maskave është e detyrueshme në disa pjesë të Kinës. Autoritetet bënë të ditur se kanë arritur ta tejkalojnë mungesën e këtij prodhimi në periudhën vijuese të epidemisë. Vlerësohet se mesatarisht nevojniten dy maska në ditë për person në zona ku është regjistruar nivel i lartë dhe i mesëm të të sëmurëve nga Kovid-19.
Disa grupe të popullatës, siç janë personat mjekësorë, ushtarakë, nëpunës policorë dhe nëpunës komunalë dhe qeveritarë, marrin maska falas.