Kinë, rritet numri të vdekurve nga koronavirusi, raste të konfirmuara dhe në 13 shtete të tjera - Tv Koha
Botë

Kinë, rritet numri të vdekurve nga koronavirusi, raste të konfirmuara dhe në 13 shtete të tjera

Kina ka raportuar 1 297 raste të konfirmuara të pneumonisë së shkaktuar nga një lloj i ri koronavirusi, duke përfshirë 10 raste në Hong-Kong, Makao e Tajvan.

Pneumonia ka shkaktuar 41 të vdekur në provincat Hubei, Hebei e Heilongjiang. 38 veta janë shëruar dhe kanë dalë nga spitali. Një numër qytetesh dhe provincash kanë shpallur nivelin i të reagimit emergjent, informon Radio e Jashtme e Kinës.

Ndërkohë dhe Hong Kong deklaroi gjendjen e emergjencës të shpërthimit të koronavirusit Wuhan. Shefi ekzekutiv i Hong Kong deklaroi sot në një konferencë për median se ka rritur nivelin nga “serioz” në “emergjente” duke treguar dhe rritjen e frikës për përhapjen e virusit. Gjithashtu deklaroi se shkolla do të pezullohet deri më 17 shkurt.

Ndërkohë shtete të tjera edhe në Europë konfirmojnë raste të infektimit me virusin Wuhan

Australia, Malajzia, Nepal raportuan sot rastet e para të konfirmuara të të prekurve me këtë virus.

Tani ka 13 vende jashtë territorit të Kinës ku janë konfirmuar rastet e virusit vdekjeprurë

Ja shtetet ku raportohen raste të konfirmuara me koronavirusin e ri

Hong Kong: 10 raste

Tailandë: 5 raste

Australi: 4 raste

France: 3 raste

Japoni: 3 raste

Malajzi: 3 raste

Singapor: 3 raste

Tajvan: 3 raste

Makao: 2 raste

Kore e Jugut: 2 raste

SHBA: 2 raste

Vietnam: 2 raste

Nepal: 1 rast

/Ora News.tv/

Related posts

Konfirmohet rasti i 17-të i Kovid-19 në Gjermani, mbi 80.000 të infektuar në tërë botën

Televizioni Koha

Më shumë se 300 deputetë në të gjithë botën kërkojnë shlyerjen e borxheve për vendet e varfra

Televizioni Koha

Ky është rusi i “bombës” në Bejrut: Si i la 2,750 tonë nitrat amoniumi në portin libanez

Televizioni Koha

Leave a Comment