19/04/2024
3 C
Tetovo

Të tjera lajme

Kirurgu kontravers: Koronarovirusi shumë shpejtë do të vij në Kosovë

Kirurgu i Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës Arber Morina, gjatë ditës së sotme ka folur rreth përhapjes së virusit kinez koronarovirus ose COVID-19 i cili është përhapur thuajse në të gjithë botën. Në Kosovë ende nuk është vërtetuar as edhe një rast me virusin kinez. Mirëpo sipas mjekëve kosovarë është e pamundur që të parandalohet ardhja e këtij virusi në Kosovë, shkruan Gazeta Express.

Kështu po paralajmëron kirurgu kosovar, Arbër Morina. Megjithëkëtë, ai thotë se qytetarët nuk duhet të ndjehen në panik.

“Është e sigurt që herët a vonë do vij në KOSOVË.  Nuk duhet bërë panik është një sëmundje që meriton vlerësim serioz , dhe luftë të fortë parandaluese, por duke qenë një  vend i hapur e komunikues, ardhja e tij në vendet fqinje, është çështje kohe edhe tek ne. Është shumë kontagioz( ngjitës) dhe shumë i vështirë për tu parandaluar ,shumica e eksperteve mbarë botëror janë të mendimit që të gjitha metodat e aplikuara deri tani kanë dështuar në prevenimin e përhapjes së tij në të gjithë botën”, ka deklaruar Morina.

Tutje ai njetë si Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka dhënë disa këshilla mjekësore se si ë parandalohet përhapja e tij.

Metodat e njohura për parandalimin e tij janë ;

-larja e shpeshte e duarve

-maska fasciale nese jeni i sëmurë ose jeni në kontakt me të sëmure

-evitimi i ambienteve publike

Simptomat janë të njëjta me një viroze respiratore: -temperaturë, kollë ,sekrecione, teshtima, dhimbje të muskujve, dobësi trupore.

Nuk ka trajtim specifik.

Mortaliteti fatmirësisht pak me larte se gripi i zakonshëm, më te rriskuarit moshat e vjetra dhe me semundje shoqëruese por nuk kursen as te rinjtë. Mosha pediatrike me rezistencë ndaj infeksionit.

E Morina kohë më parë u kritikua mjaftë nga ana e shoqërisë kosovare. Kirurgu abdominal, po pretendon se sëmundja e pashërueshme e diabetit, në fakt mund të shërohet me metodat kirurgjike.

Po, ndaj postimit të Morinës në Facebook, kanë reaguar shumë mjekë, të cilët madje thonë se po ta kishte zbuluar këtë ilaç, Morina do të merrte çmimin Nobel për shëndetësi.

Të fundit