23/04/2024
7.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

Kjo do të jetë ministrja e re e Kulturës, dalin edhe emra të rinj të k andidatëve për ministra (Foto)

LSDM pas një kohe të gjatë, sërish rikthen resorin ministror të kulturës, kurse ministre e re pritet të kandidohet aktorja Sanja Ristevska. Sipas Tv Telma, ministër për transport dhe lidhje pritet të propozohet Zoran Kitanov, drejtor i deritanishëm i Agjencisë së Rrugëve, kurse për ministër arsimi Damjan Mançevski, i cili deri tani ishte ministër për shoqëri informatike, resor që tani e merr BDl.

Sipas Telma, për postin e ministrit të shoqërisë informatike BDl pritet ta propozojë Shirete Elezin nga Gostivari, ose ndonjë kuadër tjetër partiak, transmeton Gazeta Lajm.

Nuk dihet kush do të jetë ministër i drejtësisë, pasi ministresha e deritanishme, Renata Deskovska, paralajmëroi kthim në fakultet si profesoreshë.

Nëse propozimet kalojnë filtrat partiake, mandatari Zoran Zaev pritet ta dorëzojë menjëherë në qeveri propozim përbërjen dhe programin qeveritar, kurse deri në fund të javës së ardhshme pritet të votohet qeveria e re me 62 vota, të koalicionit LSDM Besa, BDl dhe PDSH.

Shirete Elezi

Të fundit