KKZ: MË 6 MARS PËRFUNDON AFATI PËR KANDIDATËT E PAVARUR - Tv Koha
Lajmi i Ditës Maqedoni

KKZ: MË 6 MARS PËRFUNDON AFATI PËR KANDIDATËT E PAVARUR

Nga 26 shkurti e deri më 6 mars është afati për grumbullimin e nënshkrimeve për kandidatët e pavarur që dëshirojnë të garrojnë në zgjedhjet e parakohëshme më 12 prill.Në Komisionin Komunal Zgjedhor në Tetovë, njoftojnë se deri në këto moment nuk ka nënshkrime të deponuara edhe pse vetëm një kandiatat ka shprehur interesim .Bëhet fjalë për personin Ismail Bojda, Ii cili njihet si përfaqësues I komunitetit goran. Ai ka shprehur interesim që të marrë pjesë me listë të kandidatëve në njësinë e gjashtë zgjedhore por duhet që të grumbullojë një mijë nënshkrime.

Përndryshe, komisioni është i gatshëm dhe kushdo që të ka interesim të deponojë nënshkrime këtë mund ta bëjë deri më 6 mars kur edhe përfundon afati për grumbullim të nënshkrimeve për kandidat të pavarur, njoftoi Arben Fejzuli përgjegjës I Komisionit Komunal Zgjedhor në Tetovë. ,

Në këtë fazë qytetarët mund të verifikojnë a janë apo nuk janë në listat zgjedhore dhe deri më tani këtë e kanë bërë vetëm 50 qytetarë të Tetovës. Verifikimin qytetarët mund ta bëjnë çdo ditë duke filluar nga ora 9 deri ora 17.

Në zgjedhjet e parkohëshme që do të mbahen më 12 prill të drejtë votenë komunën e Tetovës kanë 84 485 votues, në komunën e Tearcës 22 297 votues, në Jegunoc 10.206 votues, në Bogovinë 27.811 votues, në Bërvenicë 15 546 votues dhe Zheliën 23 956 votues, apo gjithsej në komunën e Tetovës dhe komunat rurale janë 18 4301 votues.

Me balansimin e njësive zgjedhore për nga numri I votesve që e bëri kuvendi në mbledhjen e saj në njësnë zgjedhore numër gjashtë votojnë 309902 votues./TV KOHA/

Related posts

Tani për tani mandatet mbeten të njejta, partitë kanë të drejtë të ankohen në Gjykatën administrative për ankesat e e hedhura poshtë nga KSHZ-ja

Televizioni Koha

Vala e vjeshtës së KOVID-19 mori hov, të respektohen masat për mbrojtje

Televizioni Koha

Carovska: Me projektet për konkurrencë lokale dhe rajonale e përmirësojmë ofertën turistike të shtetit

Televizioni Koha

Leave a Comment