25/04/2024
6.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Klinika për psikiatri: Shëndeti mendor është i rëndësishëm veçanërisht në kushte të pandemisë me KOVID-19

Shëndeti mendor është i rëndësishëm gjatë pandemisë aktuale me KOVID-19. Në afat më të gjatë, njerëzit të cilët kanë qenë të infektuar ose kanë pasur simptoma të sëmundjes me Kovid-19, mund të ekspozohen në rrezik nga sëmundjet mendore, siç janë depresioni, shqetësimi, lodhja dhe çrregullim i stresit post-traumatik dhe pas përfundimit të mjekimit, thonë nga Klinika universitare për psikiatri me rastin e Javës botërore për ngritjen e vetëdijes për shëndet mendor.

Nga Klinika sqarojnë se infeksionet e rënda të koronavirusit mund të kenë edhe pasoja psikiatrike, duke përfshirë edhe efekte të mundshme direkte ndaj sistemit qendror nervor, shkallën e kompromisit fiziologjik, për shkak të oksigjenit të ulët në gjak, përgjigjes imunologjike, të cilat kanë të bëjnë me ndikimin më të gjerë social, duke përfshirë edhe izolim social, shqetësim për infektimin nga persona të tjerë dhe stigma.

Prej atje përkujtojnë se në periudhën e fundit gjithnjë e më shumë linja telefonike janë dedikuar për mbështetje psikiatrike të qytetarëve:

-të rritur në vetizolim 072 919 009
-nëna shtatzëna dhe pas pas lindjes 078 378 766
-prindër të fëmijëve të moshës parashkollore dhe shkollore 072 912 676
-adoleshentë 078 378 728
-prindër të fëmijëve me pengesa në zhvillim 070 291 574
-mbështetje psikologjike në gjuhën shqipe 070 291 657. fb/

Të fundit