Ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, konsideron se demokratët duhet të bëjnë gjithçka që është në fuqinë e tyre për të parandaluar rizgjedhje të shefit aktual të shtetit, Donalld Tramp.
Ajo këtë e tha mbrëmë në konventën nacionale të Partisë demokrate që po mbahet në formë virtuale në Milluoki, në shtetin federal Viskonsin.
“Votoni që presidenti jonë të zgjidhet nga ne, e jo nga një vend tjetër, armiqësisht i disponuar”, theksoi Hillari, e cila ishte kundërkandidate e Trampit në zgjedhjet e vitit 2016.
Sipas saj, kandidati i nominuar demokrat këtë vit, Xho Bajdën, dhe Kamalla Haris, si kandidate për nënpresidente, nuk do të mund të fitojnë me shumicë të thjeshtë të votave. Ajo theksoi se është e domosdoshme shumicë bindëse e votave “në mënyrë që Trampi të mos mund ta vjedhë apo përfitojë fitoren”.
Ajo theksoi se Trampi nuk përballet me problemet para të cilave qëndron SHBA-ja. Ish-sekretarja amerikane e Shtetit konsideron se është gabim ajo që amerikanët më të paur u bënë për 400 miliardë dollarë më të pasur gjatë pandemisë, e njëkohësisht 40 milionë njerëz mbetën pa punë. ab/