19/04/2024
4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Klubet automatike “Astra” dhuruan pajisje mjekësore në Spitalin Klinik të Përgjithshëm në Tetovë

Klubet Automatike “Astra” kanë dhuruar shtretër spitalorë në vlerë prej 20.000 euro në ISHP Spitalin Klinik të Përgjithshëm në Tetovë.

Siç kumtuan nga klubet automatike “Astra”, grupi “Novomatik”, bëhet fjalë për shtretër elektronik spitalorë të dhuruar në spital, në mënyrë që të tejkalohen më lehtë sfidat e pandemisë së virusit Kovid-19.

“Të udhëhequr nga angazhimi që të gjithë meritojnë trajtim dinjitoz shëndetësor, ndërsa nga ana tjetër nevoja për të shtruar në spital më shumë pacientë se zakonisht, kompanitë pjesë e Grupit “Novomatik” në vend e vazhduan aksionin për dhurimin e pajisjeve mjekësore për institucionet shëndetësore të angazhuara për mjekimin e pacientëve me Kovid-19 dhe tashmë janë në mes të realizimit të tij”, thuhet në kumtesë.

Solidariteti, thonë ata, është ajo që do të ndihmojë në tejkalimin e këtyre ditëve të vështira, kështu që “Astra” si një kompani me përgjegjësi shoqërore ka vendosur t’i japë një dorë komunitetit dhe në këtë mënyrë t’i falënderojë punonjësit shëndetësorë që investuan në këtë luftë për ta tejkaluar pandeminë. ls/shk/

Të fundit