23/04/2024
7.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

Klubi i shahut “Anpasan” nga Shipkovica për dy vite në elitën e shahut!

I themeluar vetëm para dy vitesh, klubi i shahut “Anpasan” nga Shipkovica e Tetovës ka arritur sukses madhështor, duke u plasuar në Ligën e parë të Maqedonisë në shah për senior.

Në turneun kualifikues, i cili nga 21-24 gusht 2020 u zhvillua në Ohër, me pjesëmarrjen e 10 ekipeve të ndara në dy grupe (A dhe B), KSH Anpasan në ndeshjet finale zuri vendin e dytë (me 4 pikë dhe 10,5 poenë), që i mundësoi ngjitjen në elitën e shahut vendor.

Në ligën e parë janë kualifikuar tre ekipet më të mira në fazën finale. Dhe, përvec Anpasan në ligën e parë janë ngjitur edhe dy ekipet nga Shkupi, “Karposh” i treti me 1 pikë e 7 poenë dhe MSHK “Centar” i pari me 6 pikë dhe 12 poenë.

“Me siguri jemi shumë të gëzur që kualifikohemi në ligën e parë apo sic quhet kampionati ekipor për vitin 2020. Kualifikoheshin tre ekipe. Sikur dikush para kampionatit të na ofronte vendin e tretë sigurisht se do ta kishim pranuar, mirëpo si filloi kampionati të gjitha fitoret radhazi i arritëm dhe kështu ambiciet u rritën ambiciet për në Ligën e parë. Shënuam një fitore bindëse prej 5-1 kundër ekipit të Manastirit dhe në luftë për vendin e parë për fat të keq pësuam humbje, duke siguruar vendin e dytë me cka jemi shumë të kënaqur”, deklaroi për mikrofonin e neës-tv, Florian Nesimi, shahist i K.SH. “Anpasan”-Shipkovicë.

“Me vendin e dytë jemi të kënaqur, sepse klubi i shahut Anpasan ende nuk ka përvojë të këtij niveli, prandaj jam ndarë i kënaqur. Me 25 të këtij muaji vazhdon kampionati për fëmijë dhe klubi Anpasan merr pjesë me tre fëmijë U-12 dhe U-14”, deklaroi për mikrofonin e neës-tv, Nazmidin Imeri, kryetar i KSH “Anpasan”-Shipkovicë.

Kujtojmë se, Anpasan në këto kualifikime për në ligën e parë ishte përforcuar me shahistët nga Shqipëria, mjeshtrin ndërkombëtar, Llambo Pasko dhe mjeshtrin, Elvis Kola. /news-tv/

Të fundit