25/04/2024
6.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Klubi Rotarian i Tetovës donoi pajisje mbrojtëse mjekëve të Spitalit Klinik të Tetovës

Klubi Rotarian i Tetovës së bashku me aktivistë të klubit Rotarakt të Tetovës donuan pajisje mjekësore për disa reparte të spitalit klinik të Tetovës si mbështetje sistemit shëndetësor në luftën kundër Covid-19. Repartit të radiologjisë , repartit të laboratorisë, dhe ndihmës së shpejtë sot iu donuan skafander, maska, vizira dhe syza mbrojtëse. Donacioni është kontribut i anëtarëve të klubit Rotarian të Tetovës të cilët në 5 vitet e fundit kanë dhënë kontributin e tyre çdo kund ku ka pasur nevojë në lufta kundër sëmundjeve të ndryshme por edhe kësaj rradhë kundër virusit korona./TvKoha

Këto ndihma që ka bërë klubi Rotarian i Tetovë së bashku me klubin Rotarakt besoj që janë ndihma të vogla por shumë të rëndësishme në momente të këtilla, edhe pse spitali i Tetovës mundohet që të jetë i furnizuar megjithatë besoj se këto ndihma janë të nevojshme por edhe të rëndësishme për stafin i cili për çdo ditë është në kontakt me pacient të cilët mund të jenë edhe pozitivi me virusin korona, ne shpresojmë se do të ketë sa më pak pacient të tillë dhe gjithashtu shpresojmë se kjo ndihmë e jona do të jetë shumë e rëndësishme deklaroi Krenar Papraniku anëtar i klubit Rotarian të Tetovës.

Virusit Korona është preokupim parësor i rotarianëve në mbarë botën. Në këto momente kur vendi ynë ballafaqohet me këtë pandemi rotarianët me të gjitha mjetet që kanë në dispozicion ndihmojnë atje ku ka nevojë me prioritet sistemin shëndetësor, personelin mjekësor dhe pacientët./Tv Koha Tetovë

Sot është bërë ndarja e disa ndihmave këtu në repartin e radiologjisë pranë spitalit klinik të Tetovës, në reaprtin e laboratorisë dhe ndihmës së shpejtë, kryesisht këto ndihma janë skafander,maska dhe syze mbrojtëse , ky aksion humanitar është realizuar nga klubi Rotarian në bashkëpunim me rotaraktët e Tetovës Deklaroi Dorina Idrizi arkatare e klubit Rotarakt të Tetovës.

Klubi Rotarian i Tetovës edhe më tej do të ndihmojë në luftën kundër Virusit Korona që së bashku në fund të dalim fitues. Me ndërmjetësim të klubit sot edhe fabrika për prodhimin e çokolladës Wia nga Tetova spitalit klinik të Tetovës i donoi mbështjellëse për këpucë të cilat janë më se të nevojshme për mbrojtjen e personelit mjekësor. Më pas aktivistët e klubit Rotarian të Tetovës i priti edhe drejtori i spitalit klinik të Tetovës z.Florin Besimi i cili përzemërsisht falenderoi rotarianët dhe rotarakët për këtë donacion, i cili sipas tij është më se i nevojshëm në këto momente për mbrojtje të personelit mjekësor si ushtar në vijën e parë në luftën kundër Covid 19./Tv Koha Tetovë

Gazetar: Jetmir Bajroni

Të fundit