20/04/2024
5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Kolev: Bullgarët në Maqedoninë e Veriut nuk ekzistojnë në nivelin legjislativ

Kryetari i GDU, Petar Kolev, i cili u takua dje me Presidentin Bullgar Rumen Radev dhe Ministrin e Punëve të Jashtme Svetlan Stoev, për “BGNES” tha se bullgarët në Maqedoninë e Veriut nuk ekzistojnë në nivelin legjislativ.

Ai thotë se nuk pajtohet me kryeministrin Zoran Zaev.

“Të drejtat e tyre nuk respektohen përkundër pretendimeve të qeverisë zyrtare dhe personalisht të Kryeministrit Zaev. Bullgarët në Maqedoninë e Veriut duhet të kenë të njëjtat të drejta si të gjithë qytetarët e tjerë të RS Maqedonisë”, tha ai.

Ai shtoi se është gjallë, i shëndetshëm, është bullgar dhe jeton në Shtip. Kolev thotë se Radev ishte i pari që donte të dëgjonte se si jetojnë bullgarët në Maqedoni.

Ai pretendon se ka urrejtje ndaj bullgarëve në Maqedoni dhe bullgarëve në Bullgaria./Telegrafi/

Të fundit