25/09/2023
20.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Ilire Dauti: Edhe një sfidë e fituar, zonja Bahrije 61 vjeç nga Forina e Gostivarit u pajis me shtetësi

Deputetja e ASH-së, Ilire Dauti, ka lajmëruar edhe për një sfidë të fituar në betejën për pajisjen e shqiptarëve me nënshtetësi. Bëhet fjalë për një zonjë e lindur në vitin 1962, e cila edhe pse që nga mosha 3 vjeçare jeton në Forinë, por deri tash ishte e ngujuar pa shtetësi dhe pa asnjë dokument personal.

Sot është përmirësuar kjo padrejtësi, për të cilën deputetja Dauti foli edhe në Kuvendin e Maqedonisë më 29 korrik të këtij viti.

Vetë deputetja Dauti e ka shpernda këtë lajm të gëzueshëm në rrjetet sociale.

“Edhe një sfidë e zgjidhur me sukses! Sapo mora lajmin që zonja për të cilën flas, pas një jetë pritje, ka marrur përgjigjen pozitive për shtetësinë. Një problematikë gjen zgjidhje përveç tjerash edhe aq sa gjen mbështetje nga opinioni.

Ju që mbështetni punën tonë jeni po aq meritorë, prandaj faleminderit për ju e për znj. Bahrije e gëzoftë shtetësinë”, ka shkruar Dauti në Facebook.

Të fundit