24/04/2024
14.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Komisarja për të drejta të njeriut bën thirrje për lirimin e emigrantëve të ndaluar për shkak të krizës me “Kovid-19”

Komisarja për të drejtat e njeriut të Këshillit të Evropës, Dunja Mijatoviq ka bërë thirrje për lirimin e emigrantëve të arrestuar momentalisht kur kriza me “Kovid-19” vazhdon, raportoi korrespondenti i MIA.

“Unë u bëj thirrje të gjitha vendeve-anëtare të Këshillit të Evropës ta shqyrtojnë situatën me azilkërkuesit e refuzuar dhe emigrantët me status të pazgjidhur, të cilët janë në paraburgim të emigracionit dhe t’i lirojnë ata në masën maksimale të mundshme”, tha ajo në fjalimin e saj me shkrim.

Duke pasur parasysh pandeminë globale Kovid-19, shumë shtete-anëtare u detyruan të pezullonin kthimin e detyruar të personave që nuk ishin më të autorizuar të qëndrojnë në territoret e tyre, përfshirë edhe të ashtuquajturat kthime nga procedura e Dublinit. Sipas saj gjithashtu nuk është e qartë kur ata mund të zbatohen.

“Sipas ligjit dhe të drejtave të njeriut, ndalimi i emigrantëve për t’u kthyer në vendet e origjinës mund të jetë i ligjshëm vetëm nëse mund të bëhet kthimi”, thotë Mijatoviq.

Kjo perspektivë, sipas saj, nuk është e dukshme në shumë raste për momentin. Më tej, ndalimi i emigrantëve dhe azilkërkuesve marrë në përgjithësi është me mundësi të këqija për distancë sociale dhe masa të tjera për t’u mbrojtur nga infeksioni Kovid-19 për emigrantët dhe personelin.

Në disa vende-anëtare të Këshillit të Evropës, është regjistruar lirimi i të arrestuarve të tillë, duke përfshirë Belgjikën, Spanjën, Holandën dhe Mbretërinë e Bashkuar, me ç’rast vendi i fundit sapo paralajmëroi rishikim të statusit së të gjithë atyre që mbaheshin në ndalimin e imigracionit.

“Tani është e rëndësishme që ky proces të vazhdojë dhe shtetet e tjera anëtare të ndjekin këtë. Lirimi i më të prekurve duhet të jetë prioritet. Meqenëse paraburgimi i emigracionit për fëmijët, qoftë i shoqëruar ose me familjet e tyre, nuk është kurrë në interesin e tyre, ata duhet të lirohen menjëherë. Autoritetet e vendeve-anëtare gjithashtu duhet të përmbahen nga lëshimi i urdhrave të rinj për paraburgim të personave të cilët me siguri nuk do të kthehen në të ardhmen e afërt”, tha Mijatoviq.

Vendet-anëtare të Këshillit të Evropës, sipas komisares për të drejtat e njeriut, gjithashtu duhet të sigurojnë që personave të liruar nga paraburgimi t’u jepet qasje adekuate në strehim dhe shërbime themelore, përfshirë edhe kujdesin shëndetësor. Kjo është e nevojshme që të mbrohet dinjiteti i tyre dhe gjithashtu të mbrohet shëndeti publik në vendet-anëtare.

“Lirimi i të personave të ndaluar nga emigracioni është vetëm një nga masat që bendet-anëtare mund t’i ndërmarrin gjatë pandemisë me Kovid-19 për të mbrojtur të drejtat e personave të privuar nga liria në përgjithësi, si dhe ato të azilkërkuesve dhe emigrantëve”, thotë Mijatoviq. mb/

Të fundit