25/04/2024
6.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Komisioni Evropian paralajmëron hapje të koordinuar të kufijve në BE

Komisioni Evropian (KE) i ka publikuar rekomandimet e tij për vendet anëtare të BE-së për heqjen e kufizimeve dhe hapjen graduale të kufijve të BE-së. Rekomandimet vlejnë gjithashtu edhe për Ballkanin Perëndimor, transmeton korrespodenti i MIA-s nga Brukseli.

Në prag të pushimeve verore, Komisioni Evropian u kërkon vendeve anëtare të BE-së që të respektojnë rekomandimet për të shpëtuar sezonin turistik duke e minimizuar rrezikun e valës së dytë të Kovid-19.

Komisioni në paketën e paraqitur sot para opinionit konsideron se heqja e kufizimeve duhet të shkojë në faza, në mënyrë të koordinuar dhe fleksibile (që do të thotë se masat duhet të rivlerësohen nëse është e nevojshme) dhe bazuar në të dhënat epidemiologjike.

Njerëzit në Evropë duhet të kenë mundësinë për të marrë “pushim të merituar”, qëndron në strategjinë, ndërsa u lejon vendeve të rifillojnë industrinë e turizmit.

Komisioni, gjithashtu, dëshiron të shohë koordinim efektiv në mes vendeve anëtare në lidhje me aktivizimin e të gjitha mjeteve të transportit – aeroplan, tren, anije, etj. – me rregulla të qarta për përdorimin e pajisjeve mbrojtëse dhe protokolleve për pasagjerët me simptoma të koronavirusit. E njëjta gjë vlen edhe për hotelet dhe objektet e tjera të hotelerisë.

Komisioni dëshiron të bëjë vauçerë për udhëtim si alternative të përhershme dhe të qëndrueshme në rast të udhëtimit të anuluar, me vlefshmëri prej dymbëdhjetë muajsh, nën të njëjtat kushte dhe për të njëjtin itinerar.

Turizmi në BE-së përbën 10 për qind të bruto prodhimit të brendshëm të komunitetit, ndërsa 78 për qind e qytetarëve të BE i kalojnë pushimet e tyre verore në një shtet tjetër anëtar. Turizmi pritet të jetë ndër sektorët më të prekur të ekonomisë për shkak të krizës shëndetësore. tm/bs/ar/

Të fundit