Komisioni propozon lehtësimin e masave për segmentet më pak të rrezikuara, Qeveria do të vendosë nesër – Tv Koha
Lajmi i Ditës Maqedoni

Komisioni propozon lehtësimin e masave për segmentet më pak të rrezikuara, Qeveria do të vendosë nesër

Zëvendëskryeministri Bujar Osmani, i cili është koordinator kryesor i shtabeve të krizës së komunave për menaxhim me Kovid-19, pret që nesër në mbledhjen e Qeverisë të sillet vendim për lehtësimin e masave për segmente të caktuara të cilat janë më pak të rrezikuara.

Komisioni i Sëmundjeve Ngjitëse sipas analizës, tha, vlerëson se tashmë ka kushte që pjesërisht të lehtësohen masat në disa segmente dhe ai propozim i Komisionit nesër do të shqyrtohet në mbledhjen e Qeverisë nëse deri nesër në mënyrë dramatike nuk përkeqësohet situata.

Në një emision në TV24 Osmani theksoi se shtyrja e vendimeve për lehtësime të masave ka të bëjë me rritjen e përqindjes së të infektuarve gjatë këtyre ditëve – për dy ditë 10 për qind e numrit të përgjithshëm të të testuarve, ndërsa sot 15 për qind. Për këtë, tha, janë shtyrë vendimet për masa të lehtësuar atë cilat priteshin që nga e premtja.

E ndjen se njerëzit po lehtësohen sa i përket respektimit të masave, veçanërisht, siç tha, pasi kishin filluar që të dëgjonin se kanë filluar biseda për politikë, por edhe për shkak të motit të mirë.

“Sipas të gjitha parametrave, nuk ka kaluar rreziku dhe duhet të jemi të kujdesshëm. Mendoj se situata nuk është më e mirë se para disa javëve dhe muajve. Është nën kontroll, por nuk duhet të dështojmë tani kur shihet pak dritë në tunel. Të durojmë edhe pak”, tha Osmani. fc/

Related posts

Remzi Abdullahi emërohet zëvendësdrejtor në Drejtorinë e të Ardhurave Publike

Televizioni Koha

Meksika shënon 424 vdekje të reja nga COVID-19

Televizioni Koha

Marrëveshja LSDM-BDI, zbulohen ministritë

Televizioni Koha

Leave a Comment