28/03/2024
10.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Komiteti i Helsinkit: Me mungesën e pasaportave, kufizohet lëvizja e lirë e qytetarëve

Komiteti i Helsinkit ka reaguar për problemin në Ministrinë e Punëve të Brendshme, që ky dikaster e ka me mungesën e pasaportave, lejeve për vozitje dhe dokumenteve tjera personale.

Nga Komiteti i Helsinkit thonë se sipas Ligjit për dokumente për udhëtim të shtetasve të Maqedonisë së Veriut, është kompetencë e MPB-së që të kujdeset për formularët dhe procedurat për dhënien e pasaportave dhe dokumenteve tjera.
“Lëshimi, në kuptimin e mungesës së formularëve për dhënien e dokumenteve për udhëtim, është në kundërshtim me përcaktimet strategjike të shtetit për anëtarësim në BE. E drejta e lëvizjes së lirë e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut kashtë kufijve të shtetit mund të realizohet vetëm nëse posedojnë pasaportë biometrike të vlefshme”.
“Sipas metodologjisë për anëtarësim në BE, kapitulli i 24 (drejtësia, liria dhe siguria) në të cilën rregullohet kjo çështje, është njëri nga kapitujt që shteti do ta hap për anëtarësim në BE, me çka vendoset në pikëpyetje kapaciteti i institucioneve për përmbushjen e standardeve në pajtim me të drejtën evropiane”, thonë nga Komiteti i Helsinkit.

Ata ju bëjnë thirrje institucioneve që të reagojnë në mënyrë adekuate dhe të gjejnë mënyrë për sanimin e dëmeve, që mund të paraqiten si pasojë e mosrealizimit të së drejtës së qytetarëve për lëvizjen e lirë jashtë shtetit./Telegrafi/

Të fundit