19/04/2024
8.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Kompania amerikane pretendon se ka vaksinë kundër koronavirusit të ri

Kompania amerikane “Moderne” e cila prodhon ilaçe e dorëzoi serinë e saj të parë të vaksinës kundër koronavirusit të ri deri te agjencitë shëndetësore amerikane, në mënyre që të nisin testimet e para të njerëzit.

“Moderne” kumtoi dje se ka dërguar kopje të vaksinës në Institutin Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive (NIAID) dhe pret që testimet e para klinike të njerëzve të fillojnë në fund të prillit, ndërsa rezultatet paraprake priten në korrik ose gusht.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) dje kumtoi se ilaçi anti-virusal kundër ebolës -Remdesivir u tregua efektiv në zvogëlimin e simptomave nga Kovid-19.

OBSH shoti se janë duke u kryer testime klinike te njerëzit, ndërsa rezultatet do të kuptohen brenda disa javëve.MIA. ls/fab

Të fundit