18/04/2024
5.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

Kompania Comodita Home për ditëlindjen e vet të 7-të me donacion për KOVID qendrat në mbarë Maqedoninë

Comodita Home, zinxhiri më i madh i shitjes me pakicë për produkte shtëpiake, në kuadër të fushatës humanitare “Çdo ëndërr është e rëndësishme” më 2 mars 2022, në ora 11:00, dhuroi 160 dyshekë dhe 160 jastëkë që do të shfrytëzohen në Kovid qendrat në mbarë Maqedoninë.

Donacionin në ISHP Klinikën Universitare për Pulmologji dhe Alergologji Shkup e dorëzoi përfaqësuesi i Comodita Home, z. Hariton Gaxhoski dhe e pranoi D-r Dejan Dokiq, drejtor i Klinikës së Pulmologjisë dhe koordinator i Kovid qendrave.

Në takim para gazetarëve të pranishëm u drejtua z. Hariton Gaxhoski, përfaqësues i Comodita Home:

“Të nderuara media, Ju faleminderit për praninë tuaj. Shumica prej jush e dinë që kompania Comodita Home filloi një nga historitë e saj humane në vitin e kaluar 2021, nën moton “Çdo ëndërr është e rëndësishme”. Fushata jonë kishte një fill shumë njerëzor dhe kjo është se pavarësisht moshës, mundësive financiare dhe kushteve rreth nesh, koha për gjumë, pushim është e çmuar dhe kushton shëndet. Dhuruam për fëmijët në Klinikën e Fëmijëve Kozle, dhuruam dyshekë dhe jastëkë për qytetarët më të moshuar në ISHP Spitali i specializuar për mjekësi geriatrike dhe paliative “13 Nëntori” – Shkup, Spitali i Përgjithshëm i Qytetit-Kirurgjia Shën Naum Ohridski, ISHP Klinika Shtetërore për kardiokirurgji, por edhe në Kryqin e Kuq të Qytetit të Shkupit.

Nuk i harruam as qytetarët e rrezikuar social nga të gjitha komunat, jetimoret dhe ishim të pranishëm kudo ku duhej të veprohej. Kjo është arsyeja pse ne jemi sot këtu dhe është një nder i veçantë për mua që Comodita Home përmes këtij donacioni përfshihet në luftën kundër pandemisë së rëndë të Kovid 19.

Muaji mars është muaji ynë i ditëlindjes në të cilin kompania feston ditëlindjen e vet të 7-të dhe më vjen jashtëzakonisht shumë mirë që pikërisht në fillim të vitit të shtatë ne bëjmë këtë donacion, gjegjësisht dhuratën tonë prej 160 dyshekë dhe 160 jastëkë nëpër Kovid qendrat në vend.

Me këtë dëshiroj të shpall një sërë projektesh të reja humanitare dhe me përgjegjësi shoqërore siç kemi bërë deri më tani gjatë viteve të fundit. Ju faleminderit! ”

Me këtë lëvizje, Comodita Home njofton se nuk do të devijojë nga misioni i vet humanitar edhe në vitin 2022 dhe do të vazhdojë të jetë shembull për të gjitha kompanitë e tjera me veprimet e veta për të mirën e përbashkët.

Me respekt,

Comodita Home

Të fundit