29/03/2024
9.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

Kompanitë që kanë investuar edhe gjatë pandemisë, kanë edhe katër ditë për aplikim për përkrahje financiare

Kompanitë që kanë investuar gjatë pandemisë me koronavirusin kanë edhe katër ditë që të aplikojnë në thirrjen publike për përkrahje financiare për përforcimin e konkurrencës ]së subjekteve afariste në periudhën pas Kovid-19. Me thirrjen, shteti parashikon përkrahje financiare prej gjithsej 20 milionë euro për të gjitha kompanitë, të cilat këtë vit edhe krahas pandemisë dhe krizës ekonomike, vazhduan të punojnë dhe të investojnë në rritje dhe zhvillim të biznesit të tyre.

Ministria e Ekonomisë u bën thirrje të gjitha kompanive të tilla që ta shfrytëzojnë afatin e fundit dhe të aplikojnë në thirrjen publike, e cila është pjesë e pakos së tretë të masave ekonomike për përkrahje të ekonomisë nga pasojat e shkaktuara nga pandemia, që u publikua në ueb faqen e Ministrisë më 12 qershor të vitit 2020 dhe zgjat deri në fund të muajit. Deri tani në arkivin e Ministrisë së Ekonomisë kanë arritur mbi 300 kërkesa nga kompani.

“Në thirrjen publike mund të aplikojnë kompani që kanë në realizim projekt investues, punojnë në sektore të prodhimit, të cilat janë definuar si prodhim, përveç atyre të cilat janë përjashtuar nga kjo mundësi në pajtim me Ligjin për kontroll të ndihmës shtetërore, subjekteve afariste që kryejnë veprimtari tregtare, nëse investojnë në mjete themelore, kryejnë veprimtari nga sfera e shërbimeve informative-komunikuese, nëse investimi përfshin vendosjen e njësisë së re organizative për zhvillim teknologjik, hulutim dhe/ose zhvillim të zgjidhjes së re për softuer dhe harduer”, përkujtojnë nga Ministria e Ekonomisë.

Qëllimi kryesor i kësaj mase, potencojnë, është të ndihmohen kompanitë, të cilat do t’i humbin tregjet, për pushtim të tyre të sërishëm – rritje të konkurerncës së tyre, modernizimin e proceseve, rritjen e produktivitetit, me çka do të mbahen intervenimet, të cilat do të kontribuojnë për rikuperimin e ekonomisë së vendit, përmes realizimit të projektit investues në perioudhën pas Kovid-19, nga korriku deri në dhjetor të vitit 2020.

“Vlera e përkrahjes financiare do të jetë 25 për qind nga investimi i realiuzuar, sipas planit investues që do ta parashtrojë aplikuesi, por jo më shumë se 40.000 euro për kompanitë, të cilat në vitin 2019 kanë realizuar të ardhura të përgjihshme jo më të larta se një milion euro, deri 100.000 euro për kompanitë të cilat kanë pasur të ardhura të përgjithshme prej një deri 10 milionë euro, deri 140.000 euro për kompanitë, të cilat kanë realizuar të ardhura të përgjithshme prej 10 deri 50 milionë euro dhe 200.000 euro për të gjitha kompanitë të cilat kanë realizuar të ardhura të përgjithshme më shumë se 50 milionë euro në vitin 2019”, saktësojnë nga Ministria.

Kompania e cila do të marrë përkrahje financare ka obligim që deri më 31 janar të vitit 2021 të parashtrojë raport për vijimin e realizimit të planit investues me dëshmi se po realizohet në kuadër të planit investues, për të cilin është paguar përkrahja investuese. Mjetet financiare do të merren në momentin kur do të aplikohet me plan financiar, ndërsa do të pritet në realizim deri në fund të vitit të ardhshëm.

“Nëse subjeti afarist nuk arrin ta përfundojë investimin ose nuk arrin ta dëshmojë minimum 80 për qind nga vlera e investimit, duhet t’i kthejë mjetet jo më vonë se 1 mars të vitit 2022”, theksojnë nga Ministria e Ekonomisë.

Të fundit