19/04/2024
5.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Komuna e Bogovinës: Përmirësojmë cilësinë e shërbimeve ndaj qytetarëve

(MIA) – Komuna e Bogovinës është furnizuar me dy ekskavatorë që do të shfrytëzohen për nevojat e Ndërmarrjes publike “Sharri”.

Nga Komuna e Bogovinës thonë se këta ekskavator janë futur menjëherë në përdorim në disa fshatra që gravitojnë në këtë komunë me qëllim të përmirësimit të cilësive të shërbimeve ndaj qytetarëve.

“Komuna e Bogovinës pas furnizimit me ekskavatorët që shfrytëzohen për nevojat e NPK ‘Sharri’, dukshëm po përmirëson cilësinë e shërbimeve ndaj qytetarëve. Ekipi i NPK ‘Sharri’ gjatë këtyre ditëve ka intervenuar në aksin rrugor Pirok – Rakovec, në vendbanimin Bogovinë, poashtu edhe për vendosjen e aparatit për glorifikim të rezervuarit për ujë në vendbanimin Kamjan. Me këtë investim, Komuna e Bogovinës dukshëm do të përmirësojë cilësinë e shërbimeve ndaj qytetarëve”, theksojnë nga Komuna e Bogovinës. fab/

Të fundit