28/03/2024
14.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Komuna e Çairit me automjet me megafon ju bën apel qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi

Komunat e Çairit në kanalin në ‘Youtube’ shfaqi video ku mund të shihet se si përmes megafonëve të vendosura në automjet kërkohet nga qytetarët të mbesin në shtëpi dhe të respektojnë rekomandimet kundër përhapjes së coronavirusit.

Policia më herët njoftoi se në Çair ka pasur shtatë lokale që kanë punuar edhe pas vendimeve të miratuara qeveritare, njofton Telegrafi Maqedoni.

Aktualisht në Maqedoni ka 24 të infektuar me coronavirus ndërsa qyteti i Dibrës është qyteti më i prekur nga ky virus.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut dje mori vendim që të mbyllen të gjitha vendkalimet kufitare duke përfshirë këtu edhe aeroportin e Shkupit ndërsa ministri për Punë të Jashtme, Nikolla Dimitrov dje ju bëri thirrje qytetarëve të mos udhëtojnë për shkak se vendet tjera në çdo moment mund të mbyllin kufijtë./Telegrafi/

Të fundit