20/04/2024
10.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Komuna e Gostivarit, 10 000 denarw pwr familjet kujdestare

  • Të gjitha familjet që do të vendosin të bëhen familje kujdestare, gjegjësisht në
    shtëpitë e tyre do të pranojnë fëmijë që kanë nevojë për kujdes, do të marrin
    ndihmë financiare nga Komuna e Gostivarit në vlerë prej 10 mijë denarë në muaj.
    Kjo u premtua nga kryetari Arben Taravari gjatë prezantimit të fushatës “Shtrije
    dorën dhe ndrysho jetë – bëhu kujdestar”, që ka për qëllim promovimin e
    kujdestarisë dhe rritjen e numrit të familjeve kujdestare. Aktualisht në Gostivar
    janë 5 fëmijë që presin të vendosen nëpër familje kujdestare.
    “Vazhdojmë të jemi të gatshëm t’i ndihmojmë ato familje të cilat do të
    tregojnë gatishmëri për përkujdesje. Sot edhe para të pranishmëve theksova
    se për t’i motivuar ato familje, Komuna e Gostivarit do të subvencionojë me
    dhjetë mijë denarë në çdo muaj. Aktivitetet dhe suport të këtillë kemi treguar
    edhe në të kaluarën për sportistët, nxënësit më të mirë, familjet në nevojë, dhe
    besoj se me këtë lloj ndihme dhe motivimi do të vazhdojmë edhe në të
    ardhmen”, deklaroi kryetari Arben Taravari
    Kjo fushatë nacionale realizohet nga “S.O.S Fshati i Fëmijëve” në bashkëpunim
    me Qendrat për Mbështetjen e Familjeve Kujdestare “11 Tetori”, Ministrinë e
    Punës dhe Politikës Sociale dhe pushtetin lokal, ndërsa mundësohet nga Ministria
    gjermane e zhvillimit ekonomik dhe bashkëpunimit. Familjet kujdestare ndihmë
    financiare marrin edhe nga shteti. Ndryshe, për të gjithë ata që janë të interesuar të
    bëhen kujdestarë dhe nuk patën mundësi të marrin pjesë në këtë ngjarje, më shumë
    informacion se si të bëhen kujdestarë do të mund të marrin çdo ditë pune në
    Qendrën për Punë dhe Politikë Sociale në Gostivar./Tv Koha/

Të fundit