26/05/2022
21.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Komuna e Gostivarit publikoi listën e projekteve të miratuara nga konkursi publik

Komuna e Gostivarit shpalli listën e projekteve që do të marrin mbështetje financiare për realizim nga buxheti komunal në vitin 2022.

Konkursi publik për mbështetje financiare të shoqatave, klubeve sportive dhe projekteve nga individë është shpallur më 17 janar, ndërsa aplikimi ka qenë deri më 15 shkurt.

Janë miratuar gjithsej 59 projekte të shoqatave dhe klubeve nga të gjitha fushat, si dhe 21 projekte nga individë.

Komuna u bëri thirrje përgjegjësve të shoqatave, klubeve sportive, si dhe individëve, projektet e të cilëve janë miratuar, që të hënën (14 mars) të paraqiten në Zyrën e Financave për procedurat e mëtutjeshme dhe informacionet e nevojshme për realizimin e projekteve. Listën e projekteve të miratuara mund ta shihni këtu./Telegraf/

Të fundit