19/04/2024
7.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

Komuna e Kërçovës do të ndajë bursa për studentë për vitin akademik 2020/2021

Të drejtë për aplikim në këtë konkurs për bursa kanë studentët të cilët studiojnë në ndonjërin prej universiteteve në Republikën e Maqedonisë së Veriut ose në njërin prej universiteteve private në dhe jashtë vendit.

Nga komuna informojnë se kushtet të cilat duhet t’i plotësojnë janë që të jenë studentë të vitit të I, II, III, IV dhe V, të jenë studentë të rregullt, të mos kenë vit të përsëritur gjatë studimeve. Studentët nga viti i parë duhet të sjellin kopje nga diploma për arsimin e mesëm të mbaruar, si dhe dëftesë nga viti i parë deri në vitin e katër. Gjithashtu edhe vërtetim për regjistrim si student i rregullt në universitet. Studentët nga viti i dytë, i tretë, i katërt dhe i pestë, si dhe studime pasuniversitare të dorëzojnë vërtetim të notave nga viti paraprak ose 80 për qind të provime të dhëna, vërtetim se është student i rregullt në universitet.

Bursat do të ndahen për dy kategori të studentëve edhe atë për studentë me sukses të lartë të studimeve, gjithsej 20 bursa dhe për studentë nga familje me gjendje të rëndë financiare, gjithsej 20 bursa.

Shuma e bursës për studentë, të cilët janë regjistruar në vitin akademik 2020/2021 është 24.000 denarë të cilët do të paguajnë nga 3.000 denarë për 8 muaj, afati për paraqitje është deri më 30 shtator të këtij viti. rz/fb/

Të fundit