17/08/2022
31.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

Komuna e Kumanovës do të merr 1.9 milionë euro për ndërtimin e rrugëve lokale

Komuna e Kumanovës do të merr 1.950.000 euro, pas memorandumit që qeveria e ka nënshkruar me komunat e shtetit.

Siç thonë nga Komuna e Kumanovës, mjetet dedikohen për financimin e projekteve komunale për periudhën 2020-2024. Komuna e Kumanovës ka aplikuar për ndërtimin e rrugëve lokale për lidhjen e fshatrave me vendbanimet.
“Në sallën solemne në qeveri kryetari i Komunës së Kumanovës Maksim Dimitrievski, ka nënshkruar memorandum për bashkëpunim me ministrin e Transportit dhe Lidhjeve Goran Sugareski, për mjetet për financimin e projekteve komunale për katër vitet e ardhshme”, thonë nga komuna.

Ata shtojnë se qëllimi i projekteve është përmirësimi i rrugëve lokale në mjediset urbane./Telegrafi/

Të fundit