29/03/2024
18.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Komuna e Tearcës fajëson banorët për vërshimet në fshatin Odri

Ka vazhduar edhe sot heqja e dheut dhe gurëve nga fushat në fshatrat Odri dhe Dobrosht, pas vërshimeve të një dite më parë. Aksionit për pastrim, sot i është bashkëngjitur edhe Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim.

“Është angazhuar mekanizim shtesë pas shterjes së burimeve të komunës dhe institucioneve të tjera dhe tani po punohet në pastrimin e terrenit dhe lirimin e drejtimit rrugor. Por shtretërit e lumit janë ingerencë e komunës dhe duhet të pastrohen rregullisht jo të priten vërshime që të angazhohemi edhe ne pastaj”- deklaroi Adnan Xhaferoski. Drejtor i DMSH.

Sipas kreut të komunës Isen Asani, fajtor për vërshimet janë vetë banorët, të cilët, sipas tij i presin drutë pa kontroll dhe hedhim mbeturina në shtratin e lumit.

“Sasia e materialit është pikërisht nga deponia që e kanë krijuar mbi fshat. Qytetarët janë ata që duke hedh materiale kanë ngushtuar shtratin e lumit”- tha Isen Asani. Kryetar i komunës së Tearcës.

“Përmbytjet që ndodhën ditët e fundit në fshatrat e Rajonit të Pollogut (Dobrosht, Tearcë, etj) nuk janë rezultat i reshjeve të cilat s’kanë munguar asnjëherë në këto rajone, por janë rezultat i ndërtimit të hidrocentraleve në këtë rajon”, reagoni organizata Eco Guerrilla.

“Edhe më tej vazhdon të jetë me vështirësi kalimi rruga regjionale Tetovë – Jazhincë, pikërisht në pikën tek ura e lumit”.

Në terren pritet të dalë edhe komisioni për vlerësimin e dëmeve./Alsat/

Të fundit