28/03/2024
9.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Komuna e Tetovës do të dëmshpërblejë qytetarët prej 500 deri 1600 euro nga sulmet e qenve endacakë

Komuna e Tetovës ka ndarë me opinionin në ueb faqen e saj Rregulloren për përcaktimin e mënyrës së pagesës dhe të kompensimit për dëmet e shkaktuara nga kafshimi i qenve endacak. Komuna ka ndarë edhe kërkesën për kompensim të dëmit që rezulton nga kafshimi i qenve endacakë. Kjo rregullore u votua gjatë seancës së katërt të këshillit komunal, shkruan Portalb.mk.

Kjo vlen për sulmet të cilat ndodhin në territorin e Komunës, të cilat janë të përcaktuara në rregullore.

Qytetarët të cilët sulmohen, lëndohen apo kafshohen nga qentë e rrugës do kenë mundësi kompensimi nga 30 mijë deri në 100 mijë denarë. Shumë kjo e cila do të varret nga ajo sa do e caktojë Komisioni i kompensimeve nga kafshimi i qenve endacakë, i cili tani më është formuar.

Komisioni përbëhet nga kryetari i cili vjen nga radhët e të punësuarve të administratës komunale dhe katër anëtarë të tjerë, edhe atë: një anëtar nga Sektori Juridik në Komunë, një anëtar nga NPK Tetova, një anëtar nga radhët e mjekëve traumatologë të licencuar dhe një anëtar nga radhët e mjekëve të licencuar në fushën e psikiatrisë.

Kompetencat e këtij komisioni janë të shqyrtojë kërkesat për kompensimin e demit dhe të jep propozime për vlerën e kompensimit të demit.

Përcaktimi i vlerës së kompensimit vlerësohen në bazë të disa kritereve të cilat kanë nga 5, 10 dhe 15 pikë. Edhe atë: lloji I kafshimit, numri I kafshimeve, shkalla e përjetuar e frikës, mosha e të lënduarit, fëmijët, pasojat e shkaktuara si rezultat i kafshimit, shenjat në trup, dëmtimi i gjendjes psiqike. Ndërkaq shuma llogaritet në bazë të pikëve të grumbulluara. Që në total gjithsej janë 100 pikë.

Qytetarët gjatë paraqitjes së kërkesës në komunë duhet të dorëzojnë këto dokumente: letërnjoftim ose pasaportë të vlefshme për kontroll dhe nëse i dëmtuari është i mitur, dokumentet i dorëzon prindi ose kujdestari, dokumentacion mjekësor nga institucioni shëndetësor që ka mjekuar lëndimin e shkaktuar nga kafshimi i qenit endacak, vërtetim nga Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Maqedonisë së Veriut (stacioni policor ku është paraqitur rasti), procesverbal nga inspektorati komunal (për rastin e paraqitur, fotografi nga lëndimi, deklaratë nga dëshmitarët (nëse ka), kopje e faturës fiskale për shpenzimet e bëra në lidhje me ngjarjen, kopje e llogarisë së transaksionit të parashtruesit.

Të fundit