19/04/2024
4.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Komuna e Tetovës do të largojë të gjithë garazhet montuese ose kioskat që janë në vende publike

Komuna e Tetovës nëpërmjet inspektoratit komunal do të largojë të gjithë garazhet montuese ose kioskat që janë në vende publike. Sipas udhëheqësit të inspektoratit komunal për ndërtimtari Abdylgani Aliji qëllimi është që të lirohen hapësirat publike, sipas tij komuna u ka dhënë afat shtatë ditë edhe më pas të njëjta do të mënjanohen.Nga Inspektoriati I komunës së Tetovës thonë se nëse qytetarët nuk I largojnë të njejtat do të iniciohet procedurë për uruzpim deri tek prokuroria publike themelore në Tetovë.
“inspektorati ndërtimor ka filuar me njoftimin e qytetarëve që kanë të vendosura garazhe apo kioska pa leje që në afat prej shtatë ditësh të fillojnë ti menjanjojnë , në të kundërtën inspketiorai komunal do filloj me menjaninim e tyre që nuk posedojnë asnjë lloj dokumentacioni ndërsa qytetarët që i kanë vendosur pa leje harxhimet do i mbartin vetë.” tha Abdylgani Aliji .
Këto garazhe të montuara, vite të tëra funksionin si parkim për banorët rezident. Janë ndërtuar shumë dekada më përpara por të njejtat tash llogariten si objekte pa leje dhe do të largohen.Ndërsa, në shumicën e rasteve edhe pse qytetarët kanë garazhe montuese përsëri veturat i parkojnë jashtë ndërsa të njëjta i shfrytëzojnë si vend për mbajtjen e mjeteve të punës ose qëllime tjera.Në bazë të dhenve jo zyrtare me lirimin e këtyre hapësirave do të lirohen diku mbi 3200 vend parkime. Tv Koha

Të fundit