19/04/2024
5.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Komuna e Tetovës do të ndërtojë strehimore për qent endacak

Pasi që nuk dha efektet e pritshme qendra për tarjtimin  qenve endacak, komuna e Tetovës ka vendosur që vetë të ndërtojë një qendër.Qendra duhet që pas 6 muajve të lëshohet në përdorim dhe të menaxhohet nga vetë komuna, kurse  e njejta do të ndërtohet në fshatin Falisht.Këtë e ka bërë të ditur kryetari I këshillit të komunës së Tetovës Bekim Memeti.

Edhe pse kohë më parë ishte hapur një qendër për trajtimin e qenve endacak, megjithatë Tetova asesi të çlirohet nga ky problem I kahmotshëm.Qendra ka një kapacitet për përkujdesjen e 20 qenve, për të cilët edhe janë rregulluar 20 bokse, që është e pamjaftueshme.Qentë mblidhen nga rrugët e qytetit dhe do të vaksinohen, pastrohen dhe do të lëshohen sërish në rrugët e Tetovës pas trajtimit të tyre. Qendra është e pajisur përveç bokseve, edhe me hapësira për operimin dhe vaksinimin e tyre. Parashihet që periudha e trajtimit të zgjasë që nga kapja e qenve endacak në rrugët e Tetovës dhe të vazhdojë edhe në ambulantë ku do të vaksiohen me vaksina kundër tërbimit, ndërsa ata që janë të infektuar do të eliminohen.Projekti në fjalë ka kushtuar rreth 500 000 denarë, por këta mjete nuk mjaftojnë që të gjithë qent rrugëve të Tetovës të trajtohen./TV KOHA/

Të fundit