17/04/2024
12.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Komuna e Tetovës: Kemi krijuar ekip, qytetarët të paraqesin dëmet e shkaktuara nga përmbytjet

Komunës së Tetovës për shkak të situatës së krijuar nga përmbytjet ka vënë në funksion një ekip i cili do të jetë në kontakt me të gjithë ata të cilët kanë pësuar dëme nga përmbytjet e të shtunës dhe të së dielës dhe i fton qytetarët që t’i paraqesin të njëjtat, transmeton Portalb.mk.

“Njoftohen të gjithë qytetarët që brenda tre ditëve të lajmërohen në numrin e telefonit 075 353 260 që të paraqesin dëmet e shkaktuara”, thuhet në njoftimin e Komunës së Tetovës.

Gjatë paraqitjes së dëmeve, nga Komuna informojnë se përveç plotësimit të formularit, qytetarët me vete duhet të posedojnë edhe:

Kopje të kartës së identitetit (letrës së njoftimit) ose të pasaportës,
Kopje të dokumentit bankar të llogarisë së transaksionit,
Dëshmi (fotografi) nga dëmet e shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore
Kujtojmë se pasditen e djeshme Tetova u kaplua nga reshje të rrëmbyeshme të shiut dhe breshërit, të cilat kanë shkaktuar dëme në të gjithë rajonin e Pollogut. Shumë shtëpi dhe nënkalimen u mbushën me ujë, ndërkaq edhe rrugët kryesore si rruga “Ilinden”, “Dardania”, “Lagja 172” dhe në qytet ishin vërshuar. Në disa pjesë të qytetit u raportua edhe për ndërprerje të rrymës elektrike. Për vërshime ishte raportuar edhe në fshatin Shipkovicë dhe Reçicë, ku shiu kishte shkaktuar dëme në rrugë dhe shtëpi.

Të fundit