28/03/2024
14.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Komuna e Tetovës kërkon heqjen e ndalesës për transport publik të udhëtarëve

Kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi pas mbledhjes së sotme të Shtabit të Krizave ajo theksoi se do t’u kërkojë autoriteteve qendrore ta heqin ndalesën për transport publik të udhëtarëve që është në fuqi për rajonin e Pollogut. Ndalesa e transportit publik është nga 21 prilli.

“Ne insistojmë në lëshimin e transportit rajonal, duke e marrë parasysh faktin se duke filluar nga sot, trafiku ndërkombëtar fillon të lëshohet me disa nga vendet me të cilat jemi afër. Në një logjikë të tillë, kur flasim për një nga zgjerimet e komunikimit, besojmë se sipas standardeve, e njëjta gjë duhet të funksionojë edhe për rajonin e Pollogut”, tha Arifi.

Duke e pasur parasysh rritjen e numrit të të infektuarve me Kovid19 dhe paralajmërimet për vendosen e masave kufizuese të synuara, të cilat përmenden edhe në Tetovë, Arifi u përgjigj se ata po i krahasojnë me autoritetet shëndetësor tendencat dhe informacionet.

“Ne nuk kemi asnjë informacion që ka vende ku synohen masat më të rrepta, por thjesht ajo që është shumë e rëndësishme është fakti që ne kemi hyrë si shtet në fazën e lehtësimit të masave dhe mendoj se është e rëndësishme të vazhdohet ai proces, por me një monitorim të madh të të gjithë procesit. Hapja e punës së shumë institucioneve, e shumë veprimtarive, duhet të monitorohet në mënyrë absolute për sa i përket respektimit të protokolleve. Absolutisht trendi botëror është se kur kemi pasur masa të rrepta, numri mund të kontrollohet në një mënyrë tjetër. Normalisht, hapja i ka ato sfida, të mos jenë ato sfida më të mëdha se institucionet, është shumë e rëndësishme që të njëjtat të respektohen. Ne do të vazhdojmë me të gjitha aktivitetet e tjera në 10 javët e kaluara, intensiteti i dezinfektimit nuk do të ulet”, tha Arifi.

Sipas shifrave të komunës së Tetovës, sot janë regjistruar shtatë raste të reja të infektuarve.

Është e rëndësishme të thuhet se rastet pozitive nga sot janë kryesisht nga skriningu në klubet sportive në komunën e Tetovës. Deri më tani janë diagnostikuar 215. Nga ky numër, 112 janë shëruar deri më tani, ndërsa 21 kanë vdekur, duke e çuar numrin e pacientëve aktivë në Tetovë dhe 5 komunat përreth në 82, tha Arifi.

Sipas komunave, komuna e Tetovës ka maksimum 114 pacientë dhe 7 vdekje. Komuna e Bogovinës 50 (të vdekur 6), Tearçë 23 (të vdekur 2), Bërvenicë 15 (të vdekur 1), Jegunovcë 6, Zhelinë 7 (të vdekur 3 persona). ls/ab/

Të fundit