20/04/2024
10.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Komuna e Tetovës shpalli thirrje për anëtarët e Këshillit Nismëtar për konstituimin e këshillit rinor lokal

Në bazë të Ligjit për vetëqeverisje lokale dhe Ligjit për pjesëmarrjen rinore dhe politikave rinore, Komuna e Tetovës shpalli thirrje publike për anëtarët e Këshillit Nismëtar për konstituimin e këshillit rinor lokal në komunë, transmeton Portalb.mk.

Komuna fton të gjithë organizatat rinore, politikanët e rinj, nxënësit dhe organizatat studentore që të parashtrojnë fletëparaqitje për formimin e Këshillit Nismëtar për thirrjen e Këshillit rinor në Komunën e Tetovës.

Për konsituimin e këshillit lokal për të rinj po thirret këshilli nismëtar i përbërë nga anëtarët të cilët i plotësojnë kushtet për të marrë pjesë në këshillin rinor.

Numri i anëtarëve në këshillin nismëtar është pesë dhe vetëm ata kanë rolin që ta formojnë Këshillin lokal për të rinjtë.

Kohë-zgjatja e Këshillit Nismëtar është afatshkurtër dhe përfundon me thirrjen e këshillit të parë Lokal rinor.

Aplikantët duhet të dorëzojnë këto dokumente:

Portofolin e organizatës/grupit/shoqatës

Programi vjetor për punë

Raport për aktivitetet me të rinjtë në vitet e kaluara

Letër me nominim për anëtar në Këshillin Nismëtar dhe kontakt informacionet

Letër e shkurtër motivuese dhe biografi e shkurtër

Dokumentet dorëzohen në arkivin e Komunës së Tetovës, nga e hëna deri të premten, prej ora 10:00 deri ora 15:30, me shënim “Për shpalljen publike për thirrjen e Këshillit Nismëtar për këshillin rinor të Komunës së Tetovës”.

Thirrja është e hapur deri me 5 korrik.

Informacione të tjera mund të gjeni KËTU apo duke kontaktuar në [email protected]

Të fundit