25/04/2024
7.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

Komuna e Vrapçishtit në bashkëpunim me UNDP shpallë thirrje për subvencionim të amvisërive

Komuna e Vrapçishtit nën drejtimin e Isen Shabanit ka fituar një projekt, për të cilin ka shpallur thirje publike hirrje për zgjedhje të amvisërive të cilat do të përkrahen që të aplikojnë masa të efikasitetit energjetik. Përkrahja financiare për aplikimin e këtyre masave është siguruar nga Qeveria zvicerane dhe komuna e Vrapçishtit në kuadër të Programit për përmirësim të rezistencës ndaj vërshimeve në rajonin e Pollogut (më tej në tekstin Programi), shkruan TOP24.
“Paraqitja për pjesëmarrje në programin, në formë elektronike, mund të sigurohet nga faqja e internetit e komunës së Vrapçishtit, ndërsa ekzemplarët e shtypur mund të sigurohen në zyrat e komunës së Vrapçishtit.
Fletë-paraqitje e plotësuar duhet të dërgohet në një ekzemplar origjinal dhe 1 kopje në zarf të mbyllur, më vonë deri më 05 maj 2022 në adresën vijuese:
Mundësi për të paraqitur në thirrjen kanë të gjithë personat fizik me vend të përhershëm të të jetuarit në komunën e Vrapçishtit të cilët posedojnë objekt për banim – shtëpi.
Parakushti kryesor për ofrimin e mbështetjes është që familjet të përdorin dru si burim kryesor të energjisë për ngrohjen e objekteve të propozuara. Vlera e mbështetjes nga Projekti do të jetë maksimumi deri në 1000 Euro për çdo familje të përzgjedhur.
Për informacione më të detajuara rreth kushteve dhe kritereve të shpalljes ju lutemi drejtohuni te:
Ibrahim Mamuti (telefon: 070-325-247, Email: [email protected]) – Komuna e Vrapçishtit, thuhet në njoftimin e komunës së Vrapçishtit.TOP24

Të fundit