Lajmi i Ditës Maqedoni

Komuna e Zhelinës fiton edhe dy projekte tjera!

Krahas projekteve tjera që janë në realizim e sipër, Komuna e Zhelinës së fundi fiton edhe dy projekte tjera të rëndësishme, me ç’rast nga Ministria për vetëqeverisje lokale-Byroja për zhvillim rajonal, janë ndarë mjete për rregullimin e efikasitetit energjetik të objekteve shkollore, “Luigj Gurakuqi”-Zhelinë dhe “Rahmetullah Ameti” në f.Llërcë.

Nga Komuna e Zhelinës theksojnë se do të vazhdojë ky transformim thelbësor, duke paralajmëruar edhe risi tjera që gradualisht do të shndërrojnë komunën e Zhelinës në një qytet me kushte të përmirësuara dhe standarde bashkëkohore. Ky proces do të avancojë jo vetëm mënyrën e menaxhimit të efikasitetit energjetik, por edhe objektiva tjera zhvillimore në fusha të tjera relevante.
Komuna e Zhelinës do të vazhdojë me këtë ritëm të bashkëpunimit në bazë të dinamikave të parapara, me qëllim të realizimit të projekteve që do të përmirësojnë jetën e qytetarëve./TV KOHA/

Related posts

I dyshuari i dytë në rastin “Haraçi” Zoran Milevski, dërgohet në arrest shtëpiak

Televizioni Koha

Avokatët e Mijallkovit kërkojnë të ndërpritet gjyqi për rastin “Tortura”

Televizioni Koha

Punëtorët social përfitojnë paga më të larta për mbi 4.300 denarë, e avancojmë sistemin e mbrojtjes sociale

Televizioni Koha

Leave a Comment