25/04/2024
8.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Komuna e Zhelinës në proces binjakëzimi me Bashkinë e Korçës, për të sjellë frymën e origjinalitetit të serenatës korçare

Ndërkohë që vijojnë procedurat për zyrtarizimin e binjakëzimit mes Komunës së Zhelinës dhe Bashkisë së Korçës, nga komuna e Zhelinës njoftojnë që më 6 shkurt 2020, një delegacion nga komuna e Zhelinës i kryesuar nga kryetari Blerim Sejdiu, edhe zyrtarisht është ftuar nga kryetari i Bashkisë së Korçës, z. Sotiraq Filo, për vizitë dhe takim pune, me qëllim të konkretizimit të bashkëpunimit të ndërsjellë në fushën kulturore artistike. Në festivalin e sivjetëm, komuna e Zhelinës krahas vlerave artistike vendore, në bashkëpunim me Bashkinë e Korçës, i njohur si qyteti i bukur i serenatave, do të sjellë frymën e origjinalitetit të serenatës korçare.

Përmes këtij bashkëpunimi , krahas promovimit të trashëgimisë kulturore, synohet të motivohen edhe të rinjtë që t’i kushtojnë rëndësi artit dhe traditave të bukura shqiptare që janë bartur brez pas brezi. Tashmë edhe tradicionalisht, komuna e Zhelinës pritet të organizojë edicionin e tretë të Festivalit të Trashëgimisë Kulturore, duke kujtuar edhe dy edicionet paraprake që u organizuan për here të pare në komunën e Zhelinës, me përmbajtje të pasur kulturore artistike. Ndërkaq, në edicionin e dytë të festivalit etnokulturor Sofra Fest 2019, mysafir special ishte edhe Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Shkup, Fatos Reka, i pranishëm gjatë promovimit të fshatit Sallarevë si një atraksion i veçantë turistik, për të shijuar pamjet mbresëlënëse të kësaj treve./TV KOHA/

Të fundit