29/03/2024
9.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

KOMUNA E ZHELINËS SFIDON KOMUNAT URBANE

Komuna e Zhelinës siç duket është një ndër komunat më aktive në garën rajonale për të fituar projekte të rëndësishme që mundësojnë përmirësim të infrastrukturës lokale. Përmes karakterit garues,komuna e Zhelinës sfidon komunat urbane, veçanërisht së fundi me aplikimin e suksesshëm në projektin “Mbështetje nordike për Progresin e Maqedonisë së Veriut”.

Komuna e Zhelinës aplikoi me propozim Projetin për rikonstruim të objektit të shkollës fillore “Ibrahim Temo”-Strimnicë.

Nga rezultatet e shpallura nga UNOPS, Komuna e Zhelinës arriti të rangohet në top katër komunat fituese të këtij projekti. Vlera e këtij projekti në total do të arrijë 140.000 euro, kurse 90.000 USD janë siguruar nga Ambasada e Norvegjisë përmes UNOPS./TV KOHA/

Të fundit