19/03/2024
9.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet pa pengesa

Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet pa pengesa, vende-vende nëpër rrugë të lagështa. Reshje të borës ka në Kodër të Diellit, në Manastir, Ohër, Resnjë, Zheleznec, Demir Kapi dhe në vendkalimet malore Gjavatë dhe Bukovë.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor dhe drejtim i kujdesshëm i automjeteve, posaçërisht në rrugët nëpër fushëgropa, lugina lumenjsh dhe gryka malore, ku ka dukuri të mjegullës së mëngjesit dhe mundësi të shembjeve. Kjo posaçërisht ka të bëjë me akset Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Prej 15 nëntorit filloi obligimi ligjor për posedim të detyrueshëm të pajisjes dimërore në automjet, pa marrë parasysh gjendjen momentale të motit. Ky obligim do të zgjasë deri më 15 mars të këtij viti.

Të fundit