29/11/2023
4.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa ndërprerë, kryesisht nëpër rrugë të lagështa. 

Nga 15.11.2023 filloi detyrimi ligjor për posedim të detyrueshëm të pajisjes dimërore në automjete, pa marrë parasysh gjendjen momentale të motit. Ky detyrim zgjat deri më 15.03.2024.

Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

GD Granit SHA Shkup njofton se sipas miratimit të lëshuar për regjim të përkohshëm të komunikacionit për shkak të punimeve ndërtimore në autostradën A4, segmenti VK “Bllacë” – Shkup (kryqëzimi “Stenkovec”) nënseksioni 1 – nga 08.11.2023. rruga ekzistuese lokale për në f. Bllacë nga autostrada A4 para vendkalimit kufitar do të mbyllet, ndërsa qasja në fshatin Bllacë do të sigurohet me rrugë të përkohshme para vendkalimit kufitar, sipas sinjalistikës së vendosur në komunikacion.

Mbetet regjimi i përkohshëm i qarkullimit të vendosur më parë, sipas të cilit 2 km para vendkalimit kufitar “Bllacë” në vendin e kryerjes së punëve ndërtimore komunikacioni zhvillohet sipas regjimit të komunikacionit me dy drejtime (me dy rrethrrotullime të reja) dhe është vendosur sinjalistikë përkatëse.

Në aksin rrugor A2 Kërçovë – Ohër, për shkak të punimeve ndërtimore në disa akse, komunikacioni po zhvillohet me devijime. Është vendosur sinjalizim adekuat rrugor dhe prandaj rekomandojmë respektim të rreptë të të njëjtit dhe shpejtësi të adaptuar të lëvizjes.

LAMM – Qendra informative

Tel: (02)15-555

Të fundit